Ashtu siç kishte paralajmëruar prej disa ditësh, reperi i njohur Gjiko, ka sjell për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“Distanca” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip hop.
Muzika si gjithmonë i është besuar vëllait të tij, njëherësh producentit më të besueshëm, Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats.
Ndërkohë për vargjet e tekstit, ashtu si në çdo këngë të tij, është kujdesur vet Gjiko.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, pasi skenari i tij është i atillë që sjell atmosferën e një mini-filmi.
Më e veçanta e këtij projekti për reperin, është fakti se për herë të parë pjesë e tij është bashkëshortja, Elita Rudi.
Çifti u martuan në shtator të këtij viti, ndërsa presin që të bëhen prindër për herë të parë brenda pak muajsh. /Telegrafi/