Telegrafi

Gjiko publikon këngën e re “Coco Jumbo”

Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Coco Jumbo” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është me ritme verore.

Muzika është punuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi.

Foto: YouTube

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Regjisor i klipit është Valon Aziri.

Ndërkohë, Gjiko vazhdon të jetë shumë aktiv me prurje të reja e koncerte të shumta muzikore. /Telegrafi/