Reperi i njohur Gjiko ka qenë këtë verë mjaft i angazhuar me prurje muzikore të shumta.
Ndonëse kjo verë e ka gjetur për herë të parë si baba, prapëseprapë reperi nuk i ka ndalur angazhimet dhe është munduar të jetë sa më pranë fansave.
Mirëpo në anën tjetër, ai është dashur të jetë edhe një baba i përkushtuar për djalin e tij, i cili e kërkon të atin që të argëtohet.
Gjiko së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me të birin duke shijuar çaste të ëmbla gjatë lojërave me njëri-tjetrin.
Pavarësisht lodhjes së shkaktuar nga mbrëmjet muzikore, Gjiko prapëseprapë shfaqet energjik për Zërin.
“Zërit s’i intereson sa koncerte i ka babi”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, projekti i tij i fundit muzikor mbetet bashkëpunimi me reperin Buta, i cili u prit mirë nga fansat e të dy palëve. /Telegrafi/