Rep-artisti Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe si Gjiko, është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Kohët e fundit ai ka paralajmëruar publikimin e këngës së re, “Xhiro”, të cilës i ka publikuar edhe disa sekuenca të shkurtra.
“Xhiro, priteni sepse ia vlen ky projekt, është shumë special”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Imazhi është realizuar në një ambient adekuat për xhirimet e klipit, teksa është parë mbi një makinë të llojit ‘Porche’.
Ndërkaq, “Çunat e Rrugës” mbetet projekti i tij u fundit i realizuar para katër muajsh, që deri më tani ka grumbulluar katër milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/