Telegrafi

Gjiko premton shpërblim në vlerë 50 euro, për personin që do t’i tregojë barcoletën më të fortë

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko, është një nga reperët më të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij apo aktivitetet muzikore.

Teksa është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me Nora Istrefin, Gjiko të mërkurën publikoi një ‘selfie’ nga prapaskenat e xhirimeve, në Instagram.

Në përshkrimin e fotografisë, reperi shkroi se ka një shpërblim në të holla për personin që do ta bënte të qeshte me një shaka të fortë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“50 euro kush më bënë të qeshë me ndonjë barcoletë të fortë”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët nuk kanë hezituar të shkruajnë secili prej tyre nga një shaka, në tentim për ta bërë reperin nga Peja për të qeshur. /Telegrafi/