Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, së fundmi rrëmbeu vëmendjen e fansave duke treguar ka humbur 10 kilogramë në muajt e fundit.
Këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në InstaStory, teksa së fundmi ka qenë një tjetër postim i tij në rrjetin social Instagram, i cili është diskutuar shumë.
Bëhet fjalë për një fotografi, ku reperi shfaqet teksa pozon me robdeshambër pranë jahtit të tij luksoz.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, reperi ka thumbuar kolegët e tij nga estrada, duke u thënë kinse mund t’ua huazojë atyre jahtin për klip.
“Nëse ju duhet jahti për klip, jua jepi mos e merrni me qira se shtrenjtë ish”, kanë qenë fjalët e Gjikos.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagime e ndjekësve të tij në hapësirën për komente.
Gjiko, përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv në skenën vendore me projekt të shumta, ndërsa pritet që gjatë verës të sjellë të tjera këngë të reja. /Telegrafi/