Rap artisti Gjiko është një ndër personazhet më të dashur për publikon.
Ai shumë i kërkuar nga fansat për të performuar nëpër koncerte, gjersa numëron edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Gjiko ndan me fansat çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në rrjetin social Instagram.
Në fotografi, reperi shfaqet duke pastruar dhëmbët e tij gjatë kohës sa është duke vozitur në veturë, ndonëse një gjest i tillë nuk është i lejueshëm gjatë ngasjes.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperi sqaron se këtë gjë e bënë edhe kur është në veturë sepse buzëqeshja nevojitet çdo ditë. /Telegrafi/