Telegrafi

Gjiko paralajmëron një projekt të madh! (Foto)

Ka qenë pa diskutim një ndër reperët më aktivë gjatë kësaj vere.

Asdren Gjikolli nga Peja, i njohur si Gjiko solli disa projekte gjatë sezonit, si dhe ishte mjaft i angazhuar në koncerte e mbrëmje të ndryshme.

“Gabime” është kënga e tij më e suksesshme gjatë sezonit, të cilën e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin, dhe u prit mirë nga publiku.

Por, pavarësisht të gjithave, ai nuk po ndalet.

Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Gjiko paralajmëron se së shpejti do të sjell një projekt më madhor siç është “mixtape”.

Një “mixtape” është i ngjashëm me album, por që vjen në një version më ndryshe nga reperët, në këtë rast do të ketë plot këngë të reja nga Gjiko.

Realizimin e këtij rpojekti, ai ia beson vëllait të tij, producentit të njohur Big Bang Beats, në studion “Red Box Ent.”. /Telegrafi/