Telegrafi

Gjiko paralajmëron kolegët reperë që të forcohen, pasi ka gati disa projekte të reja

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është në përfundim e sipër të disa projekteve të reja muzikore.

Së fundmi, ai ka paralajmëruar se këngët e reja, ndërsa u ka dërguar një mesazh krejt reperëve të tij konkurrentë.

Ai ndër të tjerash, me ironi u kërkon kolegëve që të shkojnë në fitnes dhe të forcohen, ngase po vijnë super këngë të reja nga ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksa thotë këtë mesazh, Gjiko këndon disa pjesë të këngës së tij më të re, e cila duket të jetë e para në rend për t’u publikuar nga plot 12 këngët që ai ka tashmë të përfunduara.

(Videoja përmban fjalor të papërshtatshëm: Nuk preferohet për personat nën moshën 16 vjeç)

Video -mesazhi është publikuar në faqen “Hip Hop Shqip” në Instagram.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor aktual i reperit mbetet kënga “Coco Jumbo”, në bashkëpunim me reperin Buta, të cilin dyshja e sollën gjatë verës. /Telegrafi/