Telegrafi

Gjiko paralajmëron këngën “Si Bugatti”, thotë se do të jetë një hit i madh

Gjiko (Foto: Instagram/GjikoTheFlyBoy)

Reperi i njohur, Asdren Gjikolli, e ka paralajmëruar këngën e tij më të re që pritet ta lansojë në një të ardhme të afërt.

Kënga do të mbajë titullin “Si Bugatti”, ndërsa sipas Gjikos, do të jetë një mega-hit.

“‘Si Bugatti’ vjen së shpejti. Mega hit”, ka shkruar reperi në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për GJIKON

Publikimi është shoqëruar edhe me një fotografi të tij, teksa ka pozuar para një automjeti luksoz.

Ylli i muzikës hip-hop nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për veturat e shtrenjta.

Ditë më parë, kishte publikuar disa imazhe të veturave luksoze në rrjetet sociale, Maybach dhe Bugatti.

Në xhirim ishte përfshirë edhe vëllai dhe producenti i shumë hiteve, Big Bang, i cili shihet teksa merr njërën prej veturave dhe largohet.

Gjiko ishte shfaqur brenda Bugattit super luksoz, ndërkohë që pritet të sjellë këngën e re të titulluar sipas veturës së shtrenjtë. /Telegrafi/