Asdren Gjikolli, i njohur me ermin artistik Gjiko, ka bërë të ditur se është në përgatitje të këngës së re.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, reperi i ka njoftuar fansat e tij se gjatë muajit qershor do ta sjellë projektin e ri.
“Erdhi koha të godasim”, është përshkrimi i një fotografie të publikuar në Instagram duke iu referuar këngës së re.
Dueti me Butrint Imerin, “Bakllava”, është ndër realizimet e fundit që ka sjellë reperi.
Videoklipi i asaj kënge u publikua në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani numëron afro 22 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/