Telegrafi

Gjiko paralajmëron diçka të madhe më 2 maj

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko vazhdon të jetë ndër reperët më aktiv të skenës shqiptare.

Këtë vikend, ai dhe dashura e tij, Elita, kanë vendosur që ta kalojnë në Vjenë të Autrisë.

Me këtë rast, reperi vendosi të ndajë me fansat disa imazhe nga udhëtimi i tij i fundit.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ai ka paralajmëruar se diçka e re dhe e madhe do të vijë nga ai këtë javë.

“2 maj diçka e madhe po vjen”, ka shkruar Gjiko.

Ai është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, teksa vetëm në llogarinë e tij në Instagram numëron afro 400 mijë ndjekës.

Mesa duket, paralajmërimi i tij ka të bëjë me një projekt të ri muzikor, që mendon ta sjellë së shpejti për fansat. /Telegrafi/