Telegrafi

Gjiko i pakujdesshëm në plazh, ‘digjet’ nga dielli në Maldive (Foto)

Reperi i njohur Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi, i kanë dhënë së fundmi vetes një pushim të merituar.

Ata po kalojnë së bashku disa ditë jo-produktive në ishujt e largët të Maldives.

Dyshja e njohur kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale, imazhe të ndryshme nga çastet e ëmbla dhe relaksuese që po kalojnë së bashku atje.

Lexo po ashtu Elita Rudi vjen joshëse në disa poza me bikini (Foto)

Përderisa Elta shfaqet provokuese në bikini dhe vë në pah linjat, i dashuri i saj, Gjiko, ka bërë një postim tjetër shumë interesant.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një anije lundruese, teksa lyhet me kos, kjo pas djegieve të marra nga dielli.

Siç duket, reperi nga Peja nuk ka qenë edhe aq i kujdesshëm ndaj ekspozimit në diell, dhe si pasojë ka përfunduar në këtë gjendje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Shqiptari në deti”, ka qenë përshkrimi që reperi i ka vënë fotografisë, duke iu referuar faktit se si shumë shqiptarë nuk kanë kujdes në pushime, dhe shpesh u ndodh kjo gjë. /Telegrafi/