Site icon Telegrafi

Gjiko i thotë “lamtumirë” peshës së tepërt, tregon se si i humbi 10 kilogramë nga trupi

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, vazhdon të jetë një prej emrave më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend.

Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Gjiko ka treguar përmes një ‘selfie’ të publikuar në InstaStory se ka humbur gjithsej 10 kilogramë.

Foto: Gjiko/InstaStory

Tutje, reperi nga Peja përmes një shkrimi ka bërë të ditur edhe mënyrën se si i humbi këto kilogramë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Një shujtë në ditë, dietë ketogjenike dhe crossfit”, ka shkruar Gjiko në InstaStory.

Foto: Gjiko/InstaStory

Përndryshe, ai pritet që gjatë muajve në vazhdim të prezantojë për fansat projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version