Telegrafi

Gjiko me një befasi javën e ardhshme – po vjen një klip i xhiruar me buxhet të lartë

Hip hop superylli, Gjiko, duket se vetëm sa ka fituar më shumë energji me mixtape të tij të ri “Energjiko”.

Reperi të cilit ju bënë shumë këngë hite nga ky album, si “Maybach me Shofer”, “Lutem Lutem” dhe “Kan Inat”.

Teksa ai ka pranuar se jo të gjitha projekteve do t’u bëhen spotet, reperi nga Peja pranon se po punohet tashmë.

Ai ka deklaruar se do të vijë javën e ardhshme një befasi, një klip me buxhet të madh i realizuar në Kosovë.

“Javën tjetër është një befasi e madhe, një klip i xhiruar në Kosovë me buxhet të lartë”, u shpreh reperi për Prive.

Më tutje ai shtoi se shumë këngë në mixtape të ri janë personale.

Ndërkaq, për këngën “Kan Inat” ai tha se godet ata që kanë inat për ta dobësuar atë, në vend se të shikojnë që të forcohen për vete.

“Energjiko” pati sukses të hatashëm në ditët e para të lansimit, duke gjeneruar vetëm në YouTube qindra mijëra klikime, ashtu sikurse edhe mijëra shkarkime, statistika të të cilave reperi ka paralajmaruar se do t’i publikojë në fund të muajit. /Telegrafi/