Telegrafi

Gjiko në qershor vjen me ‘mixtape’ të ri

Gjiko (Foto: Instagram/gjikotheflyboy

Gjiko në vitin e kaluar kishte lansuar albumin e tij, “Energjiko”, në bashkëpunim me Golden Eagle, brendin e njohur të pijeve energjike.

Albumi përmbante gjithsej 18 këngë, në mesin e të cilëve ishin edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Kështu, reperi nga Peja gjatë kësaj kohe sa ishte në heshtje duket se ka punuar në ‘mixtape’ të ri që, sipas tij, do të lansohet në qershor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

Ai në llogarinë e tij personale në InstaStory ka publikuar një kuiz duke i lënë hapësirë ndjekësve të shohin se çfarë do të sjellë në qershor, këngë të re, ‘mixtape’ të ri apo album.

(Gjiko, foto:InstaStory)

“Energjiko” ishte pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, ndërsa disa nga projektet reperi i kishte realizuar edhe me klip.

Vlen të ceket se Gjiko këtë vit u bë baba për herë të parë i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zëri. Reperi pauzën e tij në muzikë e kishte arsyetuar me ardhjen në jetë të djalit të tij. /Telegrafi/