Hip hop superylli Gjiko ka filluar pushimet e tij në prag të turneut të tij të jashtëzakonshëm veror.
Edhe pse shumë i angazhuar me projekte dhe me një agjendë të ngjeshur me koncerte, Gjiko ka gjetur kohë për të pushuar.
Në imazhet e publikuara në rrjetin social Instagram ai shfaqet nga një anije teksa shijon në maksimum motin e mirë.
“Ndonjëherë duhet të kërcesh dhe ta marrësh”, u shpreh Gjiko në këtë postim.
Ai gjendet në prani të të dashurës së tij, e cila po e shoqëron në secilin hap.
Gjiko së fundmi lansoi mixtape “Energjiko” me të cilin pati sukses të jashtëzakonshëm e ku dolën shumë hite.
Ai tashmë ka të aranzhuar gjithë verë me koncerte, madje ka data me nga tri koncerte brenda një nate. /Telegrafi/