Kanë kaluar vetëm pesë ditë nga martesa e Gjikos me Elita Rudin, ndërsa reperi është duke sjellë këngë të re.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asdren Gjikolli ka lënë të kuptohet se e ka gati projektin e ri.
“Kush po e pret këngën e re?”, ka pyetur Gjiko në profilin e tij në Instagram.
Këtë postim, ai e ka shoqëruar me një fotografi pikërisht nga dasma e tij.
Reperi i njohur i skenës shqiptare të premten e kurorëzoi me martesë lidhjen e tij me Elita Rudin. Asdren Gjikolli dhe moderatorja e njohur janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa vendosën që ta bëjnë hapin e madh.
Çifti organizoi një ceremoni madhështore në një nga ambientet luksoze në Prishtinë, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të njohur të skenës.
Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës. Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar.
Ndërsa në fillim të muajit gusht u bë e ditur se çifti i popullarizuar i skenës do të bëhen prindër. /Telegrafi/