Telegrafi

Gjiko në përgatitje të këngës së re, sjell pamje nga xhirimet e klipit

Gjiko (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik Gjiko, është në përgatitje të këngës së re.

Përderisa fansat me padurim po presin për projektin e tij, ai me anë të rrjeteve sociale ka sjellë disa pjesë nga xhirimet e klipit të ri.

Videoja duket të jetë mjaft e veçantë dhe siç shihet reperi i ka kushtuar një rëndësi tejet të madhe videoklipit.

Gjiko së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

“Duke xhiruar”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ndërsa zbulon se projekti mban titullin “Çunat e Rrugës”.

Edhe kjo këngë e tij është realizuar nga studio ku ka krijuar hitet më të mëdha të tij nën firmën e Big Bang Beats.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

Ndonëse nuk ka dhënë informacione shtesë, kjo besohet se do mirëpritet nga publiku dhe fansat e shumtë të reperit pejan.

Gjiko në përgatitje të klipit të ri (Foto: Instagram)

Ndërkaq, “Anna” në bashkëpunim me Nora Istrefin mbetet një prej realizimeve më të fundit të Gjikos që u publikua në dhjetor të vitit të kaluar dhe se tanimë në YouTube ka kaluar shifrën e 12 milionë klikimeve. /Telegrafi/

Gjiko (Foto: Instagram)