Reperi Gjiko duket se më nuk është single, ashtu sikurse prezantuesja seksi, Elita Rudi.
Po pra, ata të dy janë bashkë.
Kështu së paku thonë spekulimet e fundit në qarqet e estradës në Kosovë, shkruan Telegrafi.
Elita Rudi ka publikuar foto së fundmi nga Stambolli, teksa në të njëjtën kohë në Stamboll gjendet edhe Gjiko.
Bashkë me çiftin e ri gjendet edhe vëllai i tij, producenti Big Bang, nga studio më e suksesshme e muzikës, RedBox, kurse ai po shoqërohet nga e dashura e tij e kahmotshme, Blerina Bokshi.
Çifti janë parë në sheshet kryesore të Stambollit nga turistë të tjerë shqiptarë në metropolin turk.
Madje, Elita Rudi ka publikuar edhe dhuratë një parfum të shtrenjt në rrjetin social Snapchat dhe madje një shkrim romantik, i cili nuk është fare problem të realizohet nga Gjiko, një lyricist prej më të mirëve në skenën shqiptare.
Nëse ndodh që spekulimet të jenë të vërteta, kjo do të jetë lidhja e parë publike e Gjikos që prej ngritjes së tij në një prej yjeve më të mëdha të hip hopit, kurse Elita Rudi vjen nga një marrëdhënie serioze me basketbollistin Dardan Berisha, me të cilin edhe ka bashkjetuar.
Gjiko së fundmi publikoi projektin remiks “Messi” në duet me Ledrin dhe Skerdin, kurse hitet e fundit janë “Hajmali” dhe “Mos ma Perzi”.
Elita Rudi nga ana tjetër vazhdon suksesshëm me emisionin e saj në Tribuna Channel, EliteZone.
Duket se intervistat kanë lidhur dyshen dhe mbetet të shihet sa do të zgjasë kjo lidhje dhe nëse do ta konfirmojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/