Telegrafi

Gjiko në gjendje stabile pas aksidentit të rëndë (Foto)

Hip hop ylli, Gjiko, duket se nuk ka pësuar shumë nga aksidenti i pësuar së fundmi.

Reperi shqiptar më në formë për momentin në skenën e muzikës shqiptare pësoi një aksident të rëndë në pamje, ku vetura e tij BMW është demoluar.

Vetura e Gjikos është dëmtuar rëndë

Por, duket se vet reperi nuk ka pësuar shumë.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se gjendja e tij është e mirë dhe stabile, teksa pritet të gjendet shumë shpejt në mesin e familjarëve të tij.

Mbetet të shihet sa do të ndikojë ky aksident në karrierën e reperit, i cili lansoi një varg hitesh gjatë këtij viti duke qenë artisti më i dashur për të rinjt. /Telegrafi/