Telegrafi

Gjiko, Lumi B, Ledri Vula dhe DJ Flow paralajmërojnë bashkëpunimin e ri “Ça bone”

Foto: Gjiko/Instagram

Duket se treshja e famshme e përbërë nga: Gjiko, Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri.

Veçse kësaj here, atyre duket t’iu jetë bashkuar edhe DJ Flow.

Të tre reperët e njohur të skenës kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshe, nga ku kanë paralajmëruar se janë në përfundim e sipër të projektit të ri.

Fotografitë duket se përfshijnë një skenë interesante nga xhirimet e klipit, ku rap-artistit mund të shihen teksa gostisin në një tryezë me pije dhe ushqime të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ça bone”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit në Instagram, duke bërë të aludohet se ky mund të jetë titulli i këngës së tyre të re.

Të njëjtët kanë bashkëpunuar më parë edhe në këngët e suksesshme si: “Shtrejt”, “Pablo” dhe “Messi (Remix)”.

Ashtu si prodhimet muzikore të lartpërmendura, pritet që edhe kënga e tyre e ardhshme të ketë të njëjtën vulë prodhimi, atë të kompanisë Red Box Entertainment. /Telegrafi/