Sapo ka sjell projektin e tij më të ri të titulluar “Ashiqare” që sipas reperit flet për një periudhë të jetës së tij.
Bëhet fjalë për reperin Gjiko, i cili vetëm pak kohë më parë solli bashkëpunimin “Edhe 3” me Mc Kreshën, projekt ky që u mirëprit mjaft mirë nga publiku.
Gjersa ka folur për muzikën në emisionin “Nin”, reperi pejan ka folur edhe për marihuanën duke thënë se do të donte që të legalizohej.
“Kam parë shumë njerëz në alkool dhe shumë njerëz në kanabis dhe thjeshte po më pëlqejnë më shumë ata me kabanis se janë më paqësor dhe ma social, kështu që si mja bo me legalizu kanabisin, do të ishte mirë për të gjithë”, ka thënë reperi, sipas të cilit shumë njerëz e kanë këtë mendim por nuk guxojnë ta shprehin hapur.
Ndryshe rep artisti emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli ka paralajmëruar se me datën 3 janar, kur është edhe data e lindjes së tij do të sjell edhe një projekt tjetër. /Telegrafi