Reperi i njohur Gjiko vazhdon të jetë shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ai publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i veshur mjaft sportiv dhe me stil.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperi pejan shkruan një nga formulat e suksesit që ai ndoqi përgjatë këtyre viteve dhe vazhdon ta ndjekë.
Ndër to, ai citon se nuk do të prishet asnjëherë me gruan e tij, Elitën, për shkak të famës – kjo pasi sipas tij fama nuk ka aq ndikim në jetën private të tij.
“Fama kurrë s’ka mundur të më ndryshojë, për ata s’i kam ndërruar shokët kurrë, e kurrë s’do të prishem me gruan”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e fotografisë.
Nuk dihet nëse këto fjalë janë pjesë nga kënga e tij e re, por që sido që të jetë duket se janë të vërteta për jetën personale të tij. /Telegrafi/