Telegrafi

Gjiko këtë të shtunë në Duplex me performancë të jashtëzakonshme

Këtë të shtunë, një ndër artistët më të njohur dhe përfolur të momentit në Kosovë, do të jetë musafir në klubin më të suksesshëm të natës në vend, Duplex Premium.

Gjiko “The FlyBoy”, këtë të shtunë do u japë krahë të pranishmëve në Duplex Premium, duke u dhuruar atyre një përformancë të veçantë dhe të jashtëzakonshme. E shtuna do të jetë një natë e mbushur me projektet më të reja të këngëtarit, të cilat shumë shpejtë janë bërë pjesë e ditëve dhe netëve të secilit prej nesh. Mirëpo, këtë natë nuk do të mungojnë edhe surprizat për të cilat Duplex Premium është i njohur.

Përndryshe, duke filluar nga data 9 Korrik, evente si ky i së shtunës nuk do të mungojnë, sepse Duplex Premium do të fillojë me Premium Summer Fest Vol.4, festivali i parë i këtij lloji i ideuar dhe filluar për herë të parë në vend para 4 vitesh nga Duplex Premium.

Festivali i cili i bën bashkë DJ më të njohur vendor e ndërkombëtar, si dhe artistët më të mëdhenjë të skenës shqiptare, do t’i mbajë dyert hapur çdo ditë, nga e hëna në të dielën, për më shumë se 1 muaj rresht. Në këtë festival, artistë nga e gjithë bota do të mblidhen bashkë për të na dhënë një verë që do të mbahet mend.

Duplex Premium shumë suksesshëm ka filluar me eventet e njëpasnjëshme verore, të cilat vetëm priten të bëhen më të nxehta. Befasi të mëdha na presin këtë sezonë, në vendin që gjithmonë na ka dhënë arsye të krenohemi me jetën e natës në vend – Duplex Premium.