Site icon Telegrafi

Gjiko kapë edhe peshkaqen, publikon imazh me porosi interesante (Foto)

Hip hop ylli, Gjiko, po shijon maksimalisht pushimet në Maldive.

Ai gjatë ditës së fundit ka qëndruar në ishullin privat, Dream Island.

Aty, Gjiko ka pasur rastin që të kapë edhe një peshkaqen të vogël me të cilin ka pozuar duke publikuar imazhin edhe në rrjetin social Instagram.

Reperi i Redbox ka shfrytëzuar rastin për të publikuar edhe një porosi interesante me këtë foto.

“Çka të duhet për sukses? Vetëm pyesni peshkaqenët”, u shpreh Gjiko në imazhin.

Gjiko ndryshe po shijon pushimet “dimërore” me të dashurën e tij Elita Rudin e cila po ashtu ka lansuar një varg fotosh seksi.

Ndryshe Gjiko po shijon suksesin e këngës “Shtrejt” me Lumi B dhe Ledrin. /Telegrafi/

Exit mobile version