Telegrafi

Gjiko jep detaje shtesë rreth këngës “Xhiro”, e cila lansohet javën tjetër

Asdren Gjikolli- Gjiko (Foto: Instagram/gjikotheflyboy)

Rep-artisti me prejardhje nga Peja, Adren Gjikolli vazhdon të mbetet njëri nga më të dëgjuarit në estradën shqiptare.

Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e një numri të konsiderueshëm fansash, të cilët e mbështesin edhe në ditët e sotme.

Gjatë ditës së sotme (e diel), Gjiko ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Gjoni Black’, ku ka dhënë detaje të mëtutjeshme rreth projektit të radhës.

Sikurse që është paralajmëruar, “Xhiro” mban titullin kënga e tij, që pritet të jetë një hit i vërtetë.

I pyetur se kur do të publikohet kënga, Gjiko u shpreh: “Javën tjetër. Klipi është ‘fire’, ia vlen të pritet, jemi duke punuar shumë”.

Ani pse kishte publikuar një video në makinë, teksa kishte paralajmëruar këngën, reperi më tutje shpjegoi kuptimin e titullit të këngës

“Kënga e tregon pak këtë kohë të pandemisë, se si disa njerëz e kanë pasur brengën, jo punë, jo kështu e ashtu. Kemi qenë të mbyllur e kemi pasur të nevojshme të bëjmë nga një gjiro”, përfunoi ai.

Derisa po bëhet gati për hitin e radhës, Gjiko ende po e shijon suksesin e këngës “Çunat e rrugës”. /Telegrafi/