Site icon Telegrafi

Gjiko ironizon me një fotografi familjare: Juve nuk ju ecë vetura pa benzinë, mua nuk më ecë pa shofer

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshorten, dhe djalin e tyre, Zërin.

Ata kanë zgjedhur Antalyan e Turqisë si destinacion për të kaluar disa ditë të mira larg aktiviteteve të përditshme.

Çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe nga çastet e këndshme që po shijojnë së bashku me djalin e tyre.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, familja shfaqen në një veturë luksoze, teksa transportohen nga një shofer.

Reperi në mbishkrimin e kësaj fotografie, ka ironizuar me kolegët e tij, duke ua kujtuar luksin që ai posedon.

“Ty nuk të ecën pa benzinë, mua nuk mua nuk më ecën pa shofer”, kanë qenë fjalët e Gjikos përbri kësaj fotografie.

I njëjti ka qenë shumë i angazhuar gjatë verës me projekte të shumta muzikore e koncerte të vazhdueshme, në mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version