Telegrafi

Gjiko feston ditëlindjen e 29-të duke i bërë dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit “Porsche”

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur Gjiko ka pasur një vit mjaft të suksesshëm gjatë 2019-s.

Më datë 3 janar, ai ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të, me ç’rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Reperi nga Peja ka vendosur që në 29-vjetorin e lindjes, t’i bëjë vetes një dhuratë mjaft luksoze.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka blerë një veturë të re të tipit “Porsche”, pranë së cilës ka pozuar së fundmi në një fotografi të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

“Lumturia është aroma e një veture të re”, ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Ndërkohë sa i përket muzikës, Gjiko po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij më të fundit muzikor, “Anna”, në bashkëpunim me këngëtaren Nora istrefi. /Telegrafi/