Një nga reperët më atraktiv shqiptar, Gjiko, ka pranuar se lidhja e tij dhe e vëllait, producentit të shumë hiteve, BigBang, me superyllin shqiptar, Era Istrefi, vazhdon të jetë e madhe.
Ai në një intervistë për inTV para një prej koncerteve të tij në Tiranë e ka quajtur Era Istrefin “pjesë e familjes”.
Gjiko pranoi se i pëlqen kënga e re e Erës, “Redrum” dhe thotë se kjo është e natyrshme.
Megjithatë, ai konfirmon se bukuroshja nga Prishtina i ka edhe 4-5 këngë me vulën e producentit BigBang nga shtëpia e hiteve RedBox.
“Era vazhdon të punojë me BigBangun edhe për treg ndërkombëtar”, potencoi Gjiko.
Era së fundmi publikoi projektin “Redrum” në bashkëpunim me Felix Snow. /Telegrafi/