Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga urimet më të përzemërta ia ka bërë bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, i cili ka publikuar një imazh të veçantë të çiftit në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë perëndimit, ku Gjiko shihet teksa i jep një puthje në ballë më të shtrenjtës së tij.
Në përshkrimin e fotografisë, reperi nga Peja është kujdesur që t’i dedikojë fjalë të sinqerta Elitës, në ditën e saj të veçantë.
“Urime ditëlindja gruaja ime, Shotë Galica ime. Ty të kam sa një ushtri , s’ka luftë që s’e fitojmë , Të dua”, ka shkruar Gjiko në Instagram.
Përndryshe çifti këtë vit u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. /Telegrafi/