Hip hop ylli Gjiko, duket se e ka parandjerë se do të pësojë aksident.
Në një seri postimesh në InstaStory ai shihet duke bërë shaka me adhuruesit e tij.
Para 23 orësh ai shihet duke ngrënë në veturën e tij, teksa potencoi se “sa po i shpëtuan një aksidenti”.
Ai u bëri thirrje adhuruesve të tij që të kenë kujdes e të mos drejtojnë veturat shpejt dhe duke ngrënë, shkruan Telegrafi.
Vetëm pak orë më vonë ai pësoi vërtet një aksident të rëndë, ku vetuar e tij është demoluar, por fatmirësisht reperi ka shpëtuar dhe gjendja e tij është stabile.
Vet reperi ka postuar një foto në Instagram ku ka dëshmuar se është në gjendje stabile dhe do të vazhdojë me performancat e planifikuara të turneut të tij veror.
Gjiko është një nga artistët më të kërkuar, pas lansimit të një varg të hiteve të suksesshme në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/