Telegrafi

Gjiko: E dashura ime e parë ka qenë Elita Rudi

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e tij.

Në rubrikën pikante “Thuajse ose haje”, ai është sfiduar me pyetjen nga moderatori duke i thënë të tregojë se cila është e dashura e tij e parë.

Reperi nga Peja rrëfeu se bashkëshortja e tanishme, Elita Rudi, ka qenë e dashura e tij e parë, pasi para saj nuk ka pasur ndonjë lidhje serioze.

“Realisht, Elita është e dashura ime e parë. Unë s’jam prift e as hoxhë, por kam pasur vetëm flirts, vajza me të cilat s’ka zgjatur”, ka thënë Gjiko.

Përndryshe, ai dhe Elita Rudi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2018.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, këtë vit çifti janë bërë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri. /Telegrafi/