Telegrafi

Gjiko dhe Skerdi sjellin projektin e ri “Si Bugatti”

Reperët e njohur Gjiko dhe Skerdi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Si Bugatti” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën dyshja e kanë paralajmëruar prej ditësh.

Kënga është punuar në shtëpinë muzikore “RedBox Entertainment”, nga producenti Big Bang Beats.

Gjiko dhe Skerdi në xhirimet ek lipit të ri “Si Bugatti” (Foto: YouTube)

Muzika është rimtike-verore, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet reperët.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe i përshtet këngës, teksa kjo pjesë i është besuar produksionit Entermedia.

Lexo po ashtu Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen prindër, çifti martohen në shtator

Gjiko dhe Skeri janë mjaft të pëlqyer në estradën shqiptare për zhanrin të cilin e këndojnë, ndërsa janë mjaft të angazhuar me mbrëmje muzikore gjatë verës.

“Si Bugatti” parashikohet të jetë një tjetër hit i radhës këtë sezonë. /Telegrafi/