Reperët e njohur Gjiko dhe Skerdi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Si Bugatti” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën dyshja e kanë paralajmëruar prej ditësh.
Kënga është punuar në shtëpinë muzikore “RedBox Entertainment”, nga producenti Big Bang Beats.
Muzika është rimtike-verore, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet reperët.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe i përshtet këngës, teksa kjo pjesë i është besuar produksionit Entermedia.
Gjiko dhe Skeri janë mjaft të pëlqyer në estradën shqiptare për zhanrin të cilin e këndojnë, ndërsa janë mjaft të angazhuar me mbrëmje muzikore gjatë verës.
“Si Bugatti” parashikohet të jetë një tjetër hit i radhës këtë sezonë. /Telegrafi/