Telegrafi

Gjiko dhe Skerdi po vijnë “Si Bugatti” të dielën

Bashkëpunoi me Gjikon, bëri hit

Reperi i njohur Gjiko dhe këngëtari Skerdi janë në përfundim të projektit të tyre më të ri muzikor.

“Si Bugatti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar në studion e hiteve, RedBox Entertainment.

Ata kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat i janë besuar produksionit Entermedia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reperi Gjiko ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë personale në Instagram edhe trailerin e klipit, i cili do të jetë mjaft i veçantë.

Ata kanë bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet të dielën, më 5 gusht në 15:00.

Përveç këtij bashkëpunimi, dy artistët kanë qenë mjaft të angazhuar edhe me koncerte dhe prurje të reja muzikore. /Telegrafi/