Hip hop superylli, Gjiko dhe këngëtari i talentuar, Skerdi, po shijojnë suksesin e madh të këngës “Faje”.
“Faje” u lansua më 4 qershor dhe u punua nga producenti më i mirë shqiptar, Big Bang në shtëpinë e hiteve, Redbox.
Që prej publikimit të kësaj kënge nga The Weeknd shqiptar dhe reperi prej më të dashurve për publikun, “Faje” është shndërruar në një hit të padiskutueshëm.
“Faje” është vetëm një pjesë e suksesit të këtji viti për Gjikon, i cili po ashtu ka shkaktur sensacion me projektin “Yjet Nalt”. /Telegrafi/