Dyshja e famshme e showbizit shqiptar, Gjiko dhe Melinda Ademi, sot (e diel) publikuan projektin e tyre të parë të përbashkët.
“X5”, titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e kompletuar në mënyrë të mahnitshme edhe nga ana vizuale.
Për tekstin duket se janë përkujdesur të dy artistët, derisa pas gjithë këtij projekti qëndron studio e njohur “Redbox”, nën producimin e BigBang.
Ndërkaq, videoja atraktive me paraqitje të mrekullueshme të dy artistëve i është besuar ‘Entermedia-s’.
Melinda njëherësh ka marrë vëmendjen me stilin e veçantë dhe lëvizjet joshëse skenike që ka sjell edhe në këtë klip.
Edhe pse ky është dueti i parë i Gjikos dhe Melindës, reperët kanë arritur të krijojnë një projekt unik marrë parasysh interpretimin e tyre.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube dhe reagimet e fansave deri më tani ishin mjaft pozitive. /Telegrafi/