Dy nga yjet e skenës shqiptare, Gjiko dhe Melinda Ademi, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Artistët, të cilët shquhen për vokalin e tyre, së fundmi përmes rrjeteve sociale bënë kureshtarë ndjekësit për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.
Të njëjtit kanë publikuar imazhe të përbashkëta në Instagram, me anë të të cilave në një farë mënyrë konfirmojnë duetin.
Duke mos zbuluar asgjë më shumë, fotografitë e tyre për vetëm pak minuta morën komente e reagime të ndryshme.
Në bazë të kësaj, bashkëpunimi i dyshes mezi po pritet nga fansat dhe nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj kohe.
Kjo është hera e parë që Gjiko dhe Melinda po vijnë me një projekt të përbashkët, por që artistët shquhen për hite e këngë të suksesshme.
Në vazhdim presim të shohim se çfarë do na sjellin dyshja e famshme shqiptare. /Telegrafi/