Telegrafi

Gjiko dhe Melinda Ademi rikthehen me koncerte pas një pauze të gjatë

Gjiko dhe Melinda Ademi (Foto: YouTube)

Dyshja e famshme shqiptare, Gjiko dhe Melinda Ademi, momentalisht janë duke e shijuar suksesin e këngës së re “X5”.

Projekti, i cili u publikua në fund të muajit gusht, ka grumbulluar mbi dhjetë milionë klikime në platformën YouTube.

Të njëjtit po ashtu së fundmi njoftuan fansat se do të rikthehen me koncerte, pasi për një kohë nuk u lejuan për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Melinda përmes një postimi të ndarë në Instagram, bëri të ditur se ai dhe reperi nga Peja këtë javë do të performojnë në një klub në Zvicër.

“Pas një pauze të gjatë kthehemi përsëri në koncerte, Bern shihemi të shtunën bashkë me Gjikon”, ka shkruar 24 vjeçarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet e fansave nuk munguan krahas postimit, të cilët mezi po presin të shohin atmosferën e zjarrtë të dy artistëve.

 

Në një nga intervistat e fundit, Melinda theksoi se ruan një raport shumë të mirë me Gjikon, pasi ky i fundit ka qenë i vetmi që e ka përkrahur që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/