Dy nga artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare, Gjiko dhe Majk, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale.
Megjithatë, dyshja e famshme nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti dhe se kur do të publikohet.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) ia ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë prurje.
Kjo vjen pas “Gjoni” që Gjiko e solli vetëm dy javë më parë dhe që u prit tejet mirë nga publiku.
Kënga për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/