Hapja e madhe e klubit më të ri në Pejë, Transit club, tashmë po pritet me pa durim nga të gjithë ata që duan t’i shijojnë ndryshe netët e nxehta të verës.
Në Pejë më 5 korrik do të hapet Transit club, një vend më ndryshe për t’u relaksuar dhe argëtuar me shoqërinë.
Transit club që gjendet në transitin Pejë – Rozhajë është një frymë e re e jetës së natës në mbarë rrafshin e Dukagjinit.
Për hapjen spektakolare, natyrisht se janë siguruar edhe artistë spektakolarë. Kështu është hip hop superylli, Gjiko, që në vendlindjen e tij do të hapë klubin më të ri me një performancë speciale, kurse pos tij, performon edhe Ermal Fejzullahu, i cili do të përkujdeset që atmosfera të jetë maksimalisht e ndezur.
Dyert hapen nga ora 22:00, kurse DJ Flame do t jetë ai që do të përkujdeset për ëarm up të këasj mbrëmje.
Ata që duan të shkojnë në Transit club dhe s’kanë veturë, e kanë shumë të lehtë me dy komkpanitë, Royal Taxi dhe Taxi Beka, me 50% zbritje për vetëm 2 euro.
Interesimi është tejet i madh për këtë ngjarje, kurse stafi menaxhues i Transit Club po ashtu ka konfirmuar se po punon 24 orë në sistemimin dhe rregullimin e pikave strategjike të pritjes së klientëve dhe sistemimin e tyre brenda hapësirës së caktuar.
Transit club pritet të jetë këtë verë kryefjala e jetës së natës jo vetëm në Pejë, por në mbarë vendin.
Për më shumë informacione dhe kontakt në:
Instagram: transitclub_ks
Facebook: Transit Club KS
/Telegrafi/