Hip hop ylli, Gjiko, po shijon momentet më të lumtura të jetës së tij me të dashurën, Elita Rudi.
Bukuroshja e njohur ka postuar një foto në Instagram ku e quan reperin “Romeo”.
Megjithatë, ai në komente i është kundërpërgjigjur duke e quajtur “Gjyli”, një emër që mund të mos i ketë pëlqyer Elitës.
Këtë e vazhdoi Gjiko me një tjetër video ku i referohet të dashurës së tij si “Gjyli” ku fansat nuk kanë hezituar që të komentojnë.
Dyshja sigurisht se kanë pasur një Shën Valentin mjaft interesant në vendin e dashurisë, në Venedik.
Gjiko pritet të publikojë së shpejti albumin e tij për plot me hite.
Në anën tjetër ai vazhdon angazhimet e tij me shumë koncerte dhe turne të ngjeshur. /Telegrafi/