Telegrafi

Gjiko dhe Elita Rudi nisin pushimet në Vlorë

Elita Rudi dhe Gjiko (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gjiko dhe partnerja e tij, Elita Rudi, duket se kanë nisur pushimet e para të verës.

Me lehtësimin e masave të COVID-19, çifti i famshëm i showbizit si destinacion për pushime kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, Dhërmi.

Është artisti nga Peja, ai i cili ka ndarë me ndjekësit një fotografi familjare në profilin zyrtar në Instagram.

 

Në imazhin e publikuar për 685 mijë fansat, Gjiko dhe Elita shfaqen mjaft të lumtur nën shoqërinë e djalit të tyre, Zërit.

Një imazh atraktiv nga pushimet e ka ndarë edhe Elita në Instagramin e saj, e cila shfaqet në formë të mahnitshme në pozën me bikini.

Lexo po ashtu Elita Rudi pozon me bikini nga Dhërmiu, duket atraktive ndërsa vë në pah linjat trupore

Komplimentet dhe reagimet pozitive krahas këtyre postimeve nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tyre.

Gjiko përndryshe shumë shpejt pritet të sjell projektin e ri muzikor të titulluar “Xhiro”. /Telegrafi/