Me një dasmë luksoze, Gjiko dhe Elita Rudi i kanë dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.
Në një nga ambientet luksoze në Prishtinë, reperi dhe moderatorja i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit.
Në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre nuk ka munguar edhe sensacioni i quajtur ‘GjikiChallenge’.
Reperi u bë hit në internet pas lansimit të videoklipit të këngës “Bugatti” në bashkëpunim me Skerdin.
Vallëzimi i tij në videon muzikore është bërë trend në rrjetet sociale, ashtu që fansa të shumtë e kanë imituar vallëzimin e Gjikos.
Ndërkaq, edhe gjatë vallëzimit të nuses me dhëndrin, Asdren Gjikolli dhe Elita Rudi e kanë bërë sensacioni i quajtur ‘GjikiChallenge’.
Kujtojmë që Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës. Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar.
Ndërkaq, në fillim të muajit gusht u bë e ditur se çifti i popullarizuar i skenës do të bëhen prindër. /Telegrafi/