Reperët e njohur, Gjiko dhe Buta, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“My bro” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike hip-hop.
Kënga është punuar nga producenti Big Bang në studion “RedBox Entertainment”, gjersa për tekstin janë kujdesur vet rap-artistët duke shkruar secili pjesën e tij.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe është xhiruar në një nga lagjet private në dalje të Prishtinës.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.
Ky projekt muzikor për Gjikon i pason këngës “Cuco Jumbo”, të cilën ai e solli katër muaj më parë dhe u prit shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, projekti parapak i Butës ishte kënga “24/7”, e sjellë një muaj më parë, e cila ka pasur sukses të kënaqshëm gjithashtu. /Telegrafi/