Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, këtë vit janë bërë prindër për herë të parë.
Ishte pikërisht data 21 shkurt që i gëzoi ata me ardhjen në jetë të djalit, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.
Duket se me marrjen e statusit prind, çdo gjë në jetën e çiftit kanë ndryshuar, duke i bërë ata më emocionalë dhe të ndjeshëm.
Reperi Gjiko ka publikuar së fundmi një fotografi me më të shtrenjtin e tij në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrimin e saj i ka bërë një dedikim të sinqertë prej babai.
“Krejt çka bëj tani e tutje është për ty djali im”, janë fjalët e reperit nga Peja në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, sa i përket muzikës, Gjiko para pesë muajsh solli këngën e tij të fundit “Bakllava” në bashkëpunim me Butrint Imerin, i cili u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/