Telegrafi

Gjiko me dedikim për Elitën: Urime ditëlindjen dashuria e jetës sime, nëna e fëmijës tim dhe rrahja e zemrës sime

Gjiko dhe Elita Rudi (Foto: Instagram)

Prezantuesja e njohur Elita Rudi sot (e diel) feston ditëlindjen e 27-të.

Me këtë rast, urimet në rrjetet sociale ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Mirëpo, një urim të veçantë në ditën e rëndësishme e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.

Ky i fundit ka ndarë në Instagram një fotografi duke shkëmbyer puthje me Elitën, përmes së cilës zgjedh fjalët më të bukura për të uruar partneren e jetës.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës sime, nëna e fëmijës tim dhe rrahja e zemrës sime”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Çifti duken në formë të mirë dhe kanë arritur të jenë në fokus të fansave që numërojnë në rrjetet e popullarizuara sociale.

Gjiko dhe Elita përndryshe ruajnë një raport shumë të mirë dhe tashmë dyshja kanë edhe një djalë të quajtur, Zëri. /Telegrafi/