Telegrafi

Gjiko shfaqet në afërsi të një flote veturash luksoze, publikon imazhe brenda Bugattit dy milionësh

Hip hop ylli shqiptar, Gjiko, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për veturat e shtrenjta.

Së pari një BMW me të cilën u aksidentua, e më pas Porsche dhe tash si duket reperi kalon në një tjetër nivel.

Ai në rrjetin social InstaStory ka zbuluar një flotë të veturave që duket se ka arritur për të. Aty shihen vetura luksoze si Maybach dhe Bugatti, të cilat në imazhet e publikuara shihet se kanë qenë në dispozicion të reperit.

Në një moment aty shfaqet edhe vëllai dhe producenti i shumë hiteve, Big Bang, i cili shihet teksa merr njërën prej veturave dhe largohet nga lokacioni në fjalë.

Gjiko duket se ka vendosur t’i befasojë të gjithë duke u shfaqur brenda Bugattit super luksoz në vlerë prej hiç më pak se dy milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko shpreh dashurinë për veturat.

Ai më parë lansoi mixtape “Energjiko” ku i këndoi veturave në projektin “Maybach me shofer” që është një prej hiteve nga ky “mixtape”. /Telegrafi/