Site icon Telegrafi

Gjiko i bën urim vetes në ditëlindjen e 28-të

Foto: Gjiko/Instagram

Reperi i njohur, Gjiko,feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 28-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, reperi ka vendosur që në këtë ditë t’i bëjë edhe një ‘urim vetes’, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh të realizuar në Maldvie, ku reperi nga peja shfaqet duke festuar me shampanjë në duer, teksa ndodhet në oqean.

“Urime ditëlindja GJIKO , mos harro që jeta ka batica e zbatica lumturi e mërzi, qysh t’ka thonë gjyshi këtë jetë duhesh mu mundu sa më shumë me e honger, e jo ajo ty, vazhdo të notosh si një peshkaqen i madh i bardhë”, ka shkruar Gjiko në Instagram.

Të shumta kanë qenë edhe urimet që reperi ka pranuar nga fansat në hapësirën për komente.

Përndryshe, Gjiko i dha fund beqarisë në shtator të vitit të kaluar, duke u martuar me prezantuesen Elita Rudi.

Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version